Ish futbollisti i Shkëndijës largohet nga Flamurtari!

Flamurtari sezonin 2017/2018 me Shpëtim Duron në krye edhe pse fillimisht shihej si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Superligën shqiptare, fundi doli të jetë i tmershëm, ashtu që kjo skuadër disa javë para mbarimit të kampionatit madje rrezikonte edhe rënien.

Mbi të gjitha kjo skuadër nuk e mbylli sezonin me Duron si trajner, i cili nuk mundi të duroj dot situatën e krijuar te skuadra vlonjate, duke dhënë dorëheqje, ndërsa bashkë me të edhe ndihmës trajneri tetovar, Jeton Beqiri.

E gjithë kjo situatë e krijuar  bëri që  disa nga futbollistët e angazhuar vitin e kaluar nga ana e drejtuesve të Flamurtarit të mendojnë largimin.

I pari që u largua nga kjo skuadër është kapiteni Tomisllav Bushiç, teksa me shumë gjasa nga kjo skuadër do të largohet edhe ish futbollisti i Shkëndijës,

Nildo Viktor Xhufo, i cili është kthyer në vendin e tij, në Brazil.

Me shumë mundësi, ai nuk do të kthehet në Vlorë, ndërsa shumë interes pritet të mësohet edhe situata rreth futbollistëe tjerë, sidomos atyre nga Maqedonisë, se kush do të rinovojë dhe kush do të ndjekë rrugën e Bushiçit dhe Xhufos.

 

Leave a Reply