Ndeshja më e madhe e futbollit evropian do të luhet sonte në Kiev të Ukrainës. Në finalen e madhe të Ligës së Kampionevë përballen dy gjigantët evropian, Reali i Madridit, që njëherit është edhe kampion në fuqi i Europës, dhe sfidanti Liverpulli.
Zinedine Zidane ka lënë një enigmë lidhur me formacionin startues, ku së fundmi ka provuar sulmuesin Garet Bejll së bashku me Karim Benzeman duke zgjuar dyshime se mund të luajë me tre sulmues, së bashku me Kristiano Ronaldon.
Ndërsa në anën tjetër trajnei i Liverpullit, Jurgen Klop nuk ka asnjë dyshim rreth formacionit që do ta hedhë në fushë sonte kundër Realit në finale.
Mbetet të shihet nëse Reali do të bëhet skuadra e parë në historikun e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që do fitoj edhe për herë të tretë rradhazi kompeticionin më të rëndësishëm europian, apo ndoshta Liverpulli pas 13 viteve do të sjellë këtë trofe në “Enfilld Roud”. Rikujtojmë për herë të fundit Liverpulli kishte triumfuar në atë finale fantastike të Stambollit në vitin 2005 kur kishte mundur Milanin.