Strategu italian, Mauricio Sari do të drejtojë Çelzin. Një gjë e tillë ndodhi pas 7 orë bisedimesh mes tashmë ish trajnerit të Napolit dhe drejtuesve të Çelzit, të cilët besojnë shumë tek ky strateg, me të cilin besojnë se do të rikthejnë titullin e kampionit në “Sstemford Brixh”.
Edhe pse ende nuk është firmosur kontrata, sipas mediave angleze nuk ka më asnjë dyshim se Sarri do të zëvendësojë bashkëpatriotin e tij, Antonio Konte.
Ish-trajneri i Napolit do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, katërfish më shumë se ajo që fitonte te skuadra nga “Sao Paolo”.
Pritet që në ditët në vijim, Sarri të hedhë firmën në kontratë për të nisur më pas nga puna për merkaton e verës, ku pritet të ketë shumë lëvizje.
Rikujtojmë vendin e Sarrit te Napoli do ta zë trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti, i cili i tha “PO” projektit të numrit një “napolitan”, Aurelio De Laurentis.