Mesfushori francez, Gofri Kondogbia edhe zyrtarisht tashmë është një futbollist i ri i Valencias, te e cila skuadër së fundmi luante në formë huazimi nga rradhët e Interit, njofon “infOSport.mk”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kubi nga “Mestalja” me anë të faqes zyrtare, ku njofton se Kondogbia ka nënshkruar deri në vitin 2022.
Ish-mesfushori i Interit në këtë mënyrë kalon në pronësi të skuadrës spanjolle, drejtuesit e së cilës skuadër kishin mbetur të kënaqur me performancën e tij.
Kondogbia te Valencia si huazim nga Interi erdhi verën e vitit 2017-të, ndërsa brenda një sezoni ai me Valencian zhvilloi gjithsej 36 ndeshje, 31 prej të cilave në La Liga, ku edhe kishte shënuar 4 gola.
Në kontratën e re midis Valencias dhe vetë mesfushorit francez ekziston një klauzolë prej 80 milionë eurosh, ndërkohë Interi nga shitja e kartonit të Kondogbias do të përfitoj 25 milionë euro.