Bomba e Ibraimit dhe Shkëndija dyfishon epërsinë ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkëndija vetëm pas 6 minutave lojë ka shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Një aksion i shpejtë nga e djathta me Bejtullain në rolin e asistuesit dhe Besart Ibraimin në rolin e shënuesit, i dha avantazhin e dyfishtë Shkëndijës, që është shumë pranë trofeut të dytë të Kupës së Maqedonisë në historikun e saj.

BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT

BESART IBRAIMI, SUPER GOL NDAJ PELISTERIT PELISTERI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 51')

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Vlen të ceket se edhe pjesa e dytë po zhvillohet në kushte të vështira klimatike, pasi shiu nuk po ndalon fare në Strumicë, ndërsa edhe përkundër kushteve të tilla, nuk po ndalojnë as tifozët e Shkëndijës, të cilët po shkëlqejnë në tribuna, njëjtë sikurse edhe futbollistët “kuq e zi” në fushën e mbushur me ujë.

Leave a Reply