Seleksionuesi i Kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi sot ka publikuar listën për tre miqësoret e ardhshme ndaj Bosnja Hercegovinës dhe dy kundër Bjellorusisë. Në listën e Bushit janë përfshirë emra të rinjë, ndërsa në mesin e tyre edhe shqiptari nga Maqedonia Valon Ethemi. Ky i fundit që aktualisht është pjesë e skuadrës së Kukësit ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij në Superligën shqiptare, ndërsa është kërkuar edhe nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë.
Ndërkohë në listën e re të Bushit është vënë re mungesa mesfushorit nga Kumanova, Taulant Seferi. Kombëtarja U21 ndeshjen me Bosnjë dhe Hercegovinën do ta luajë me 28 maj, ndërsa dy tjerat me Bjellorusinë me 5 dhe 8 qershor.