Me Karlo Ançelotin do të jetë një Napoli i madh. Për këtë të sigurta janë mediat italiane të cilat flasin edhe për emrat që do të synojë në merkato, presidenti Aurelio De Laurentis për të kënaqur strategun e njohur italian, i cili thuhet se ka pranuar ofertën e numrit një të Napolit dhe pritet vetëm zyrtarizimi që Ançeloti edhe të jetë pasuesi i Sarrit.
Në mbledhjen që ka zgjatur rreth 3 orë dhe që Ançeloti ka pranuar ofertën e De Laurentis për të marrë drejtimin e Napolit, trajneri i ka kërkuar presidentit të afrojë 3 apo 4 emra me peshë në merkaton e verës.
Dëshirat primare të Ançelotit janë dy, Karim Benzema për sulmin dhe Arturo Vidal për mesfushën. Dy objektiva deri diku të arritshëm duke pasur parasysh faktin që sulmuesi francez dhe mesfushori kilian me shumë gjasa do të ndërrojnë skuadër në merkaton e kësaj vere.
Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametra zero, ndërsa i vetmi lojtar i rëndësishëm që do të largohet nga të kaltrit do të jetë kapiteni Marek Hamshik për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë me Hamshik që pritet të përfitojë 40 milionë euro për 3 vite ndërsa De Laurentis mund të arkëtojë 30 milionë euro nga shitja e tij.