Karlo Ançeloti është me të vërtetë shumë pranë firmës me klubin e Napolit, pasi është takuar personalisht me presidentin e skuadrës së Elseid Hysajt.
Tekniku italian, në kërkim të një sistemimi të ri pasi u largua nga Bajern e i tha “jo” përfaqësueses italiane, duket i gatshëm të marrë drejtimin e Napolit.
Ai që filloi të qarkullonte si thashethem gjatë pasdites së sotme, gjeti konfirmim nga fakti se Ançeloti është takuar me presidentin De Laurentis, në shtëpinë e këtij të fundit në Romë.
Ançeloti është filmuar duke zbritur nga taksia para shtëpisë së De Laurentis dhe duke u ngjitur për të zhvilluar bisedimet me numrin 1 të Napolit. Aty ishte edhe Luixhi De Laurentis, djali i pronarit të Napolit, si dhe administratori i përgjithshëm Kiaveli.
Gjatë darkës mendohet se do të sheshohen detajet për firmën, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe dorëheqja e Sarrit për t’i bërë vend trajnerit të ri. (vipsport.al)