LeBron Xhejms vazhdon të shkruajë hisotrinë në NBA. Ai shndërrohet në basketbollistin që ka realizuar më shumë kosha pas sezonit të rregullt, duke kaluar edhe rekordin e Kareem Abdul-Xhabar.
Një karrierë legjendare e 33-vjeçarit, që vetëm ndaj Bostonit në “play off” ka realizuar në total 1 107 pikë, 22 herë mbi 30 pikë dhe në 7 raste më shumë se 40 pikë. Vetëm në këtë sezon ka shënuar mbi 40 pikë në 6 ndeshjet e “play off”, një rekord ky i 18 viteve të fundit, duke barazuar Allen Ajversonin në vitin 2001 me Filadelfia 76. Më mirë se LeBron Xhejms kanë bërë Xheri Uest me 8 ndeshje “play off” me më shumë se 40 pikë në vitin 1965 dhe Majkëll Xhordan me 7 takime në vitin 1989.