Andrea Pirlo zhvilloi ndeshjen e tij të fundit (VIDEO)

Mesfushori legjendar  i skuadrës “axurre”, Andrea Pirlo ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit. Ish ylli i Breshës, Interit, Milanit dhe Juventusit grumbulloi shumë yje të futbollit në një natë të quajtur “Nata e Maestros”, njofton “infOSport.mk”.

Në “San Siro” zbritën dhjetëra maestro të futbollit, në mesin e të cilëve ishin edhe Ronaldo, Shevçenko, Tevez, Del Piero, Toti, Maldini, Nesta, Bufon, etj.

Ndeshja mes skuadrës me fanellë të “Bardhë” dhe të “Kaltërt” u mbyll me barazimin 7:7, ndërsa me “hat-trik” në këtë përballje u dallua ish sulmuesi milanez, Pipo Inzagi, që ishte pjesë e të “kaltërve”. Pirlo luajti për të dyja skuadrat, që në minutën e 81-të, të zëvendësohet nga djali i tij, Nikolo, momente kur edhe ai morri duartrokitjet e mëdha nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit.

Në bankinë te ekipi me fanella të “bardha” qëndronte dyshja Antonio Konte – Karlo Ançeloti, teksa ekipi i të “kaltërve” udhëhiqej nga treshja, Donadoni-Tasoti-Allegri, përcjellë “infOSport.mk”.

Pirlon sonte në ndeshjen e tij të fundit si futbollist aktiv në Milano, e nderuan shumë emra të mëdhenj të futbollit italian, rruga profesionale e të cilëve ishte e lidhur ngushtë me italianin. Në mesin e futbollistëve pjesëmarrës ishte gjithashtu edhe anglezi, Frank Lampard, me të cilin Pirlo kishte luajtur bashkë gjatë qëndrimit në futbollin amerikan, te skuadra e Nju Jork Sitit.

Leave a Reply