Albian Ajeti vendos se cilën kombëtare do të përfaqësojë!

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, sipas asaj që raporton e përditshmja zvicerane, “Blick”, Albian Ajeti do të veshë fanellën e Zvicrës, dhe jo atë të Shqipërisë apo edhe Kosovës, prej ku edhe i ka rrënjët e tij, përcjellë “infOSport.mk”.

Për shërbimet e golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit zvicerian për sezonin që lamë pas, interes serioz kishte shprehur edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, mirëpo si duket, sulmuesi 20-vjeçar që prej sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Bazelit, ku do të jetë shok skuadre me Taulant Xhakën, nuk ka ndërmend të bëhet shok skuadre me të edhe në Kombëtaren shqiptare.

Albian Ajeti ishte sulmuesi kryesor Sent Gallenit, duke tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ndërsa e gjithë kjo ka mjaftuar që sipas asaj që raporton prestigjiozja zvicerane “Blick”, sulmuesi shqiptarë  të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në të ardhmen.  Aktualisht Albian Ajeti luan me Zvicrën U-21.

Nëse informacioni i “Blick” del të jetë i saktë, atëherë vëllezërit Ajeti të ndarë në dy kombëtare, ato të Shqipërisë dhe Zvicrës, do të bëheshin rasti i dytë pas vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit.

Leave a Reply