Belgjika publikon listën për botëror, trajneri Martinez fton edhe Januzajn

Seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka zbuluar listën paraprake prej 28 futbollistëve që do të ftohen për Kupën e Botës “Rusi 2018”, e ku do të udhëtojnë vetëm 23 prej tyre.

Në këtë listë të zgjëruar, Martinez ka përfshirë edhe anësorin shqiptar të Real Sociedadit, Adnan Januzaj.

Por ajo që befason të gjithë, është mungesa e Raxha Naingolan, edhe pse ky i fundit ka pasur një sezon fantastik me Romën, si në “Serie A” ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, kur arritën të luajnë deri në gjysmëfinale.

LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR NGA MARTINEZ:
PORTIERË: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Mats Sels (Newcastle)
MBROJTËS: Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham)
MESFUSHORË: Nacer Chadli (West Brom), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian)
SULMUES: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), ADNAN JANUZAJ (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli).

Leave a Reply