Golat nga super ndeshja në Çair. FC Shkupi-Vardari 4:1 (VIDEO)

E diela në Çair ishte një festë e vërtetë futbolli. Tribuna të stërmbushura, super atmosferë e kurorëzuar me shumë raste shënime dhe plotë 5 gola, ku në fund fitores së madhe 4:1 iu gëzua skuadra vendase e FC Shkupit, që në këtë mënyrë me shumë gjasa pas shumë viteve do të riktehehet në garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Festa e futbollistëve të FC Shkupit pas fitores së madhe 4:1 ndaj Vardarit bashkë me tifozët e tyre "Shvercerat", të cilët krijuan një super atmosferë, ku për një moment u mendua se desh "ndezën" stadiumin e Çairit…!!!

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Ky fakt gëzoi tej mase tifozët “Shvercerat” dhe gjithë të pranishmit në stadiumin e Çairit, që në fund festuan bashkë me futbollistët këtë fitore të madhe, të cilën e paralajmëroi Alen Jasharoski me një super gol në minutën e 26-të, kur thjeshtë bombardoi rrjetën e Filip Iliq.

SUPER GOL I JASHAROSKIT NDAJ VARDARIT

BOMBA E JASHAROSKIT NDAJ VARDARITFC SHKUPI – VARDARI 1:0(A. Jasharoski 26')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Vardari u kundërpërgjigjë në minutën e 34-të me anë të Ali Adem, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtësit Bajrami, dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij arriti që të shënojë golin e barazimit.

VARDARI BARAZON NDAJ FC SHKUPIT

VARDARI BARAZON NDAJ FC SHKUPIT FC SHKUPI – VARDARI 1:1(A. Adem 37')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Megjithatë ky gol vetëm sa revoltoi futbollistët vendas, të cilët shumë shpejtë rkthyen avantazhin, madje duke shënuar dy gola të njëpasnjëshëm.

ILIJOSKI RIKTHEN EPERSINE E SHKUPIT

ILIJOSKI RIKTHEN EPERSINE E SHKUPITFC SHKUPI – VARDARI 2:1(B. Ilijoski 40')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Fillimisht Bazhe Ilijoski në minutën e 40-të shënoi një super gol nga afërsia, pas një asisti të saktë  nga e djathta e Edis Maliqit, teksa në minutën e 43-të Alen Jasharoski shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për FC Shkupin, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Stefan Vujçiç nga gjuajtja e lirë.

JASHAROSKI SHENON GOLIN E DYTE PERSONALË, SHKUPI ME DY GOLA EPERSI MBYLL PJESEN E PARE NDAJ VARDARIT

JASHAROSKI SHENON GOLIN E DYTE PERSONALE, SHKUPI ME DY GOLA EPERSI MBYLL PJESEN E PARE NDAJ VARDARITFC SHKUPI – VARDARI 3:1(A. Jasharoski 43')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Me golin e Jasharoskit u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë FC Shkupi edhe përkundër dominimit absolut që kishte dhe rasteve që krijonte para portës mysafire, në fund arriti që të shënojë vetëm një gol, edhe atë me anë të rezervistit, Bunjamin Shabani, i cili mjaft mirë përfitoi hapësirën e duhur, që më pas me të majtën e tij të mposht edhe për herë të katërt portierin Iliq në minutën e 77-të.

SHKUPI PO DEMOLON VARDARIN

SHKUPI PO DEMOLON VARDARINSHKUPI – VARDARI 4:1(B. Shabani 77')

Публикувахте от infosport.mk в 20 май 2018 г.

Në fund fitore më se e merituar e Shkupit, që sheh veten shumë pranë eliminatoreve të Liga Europa, gjithnjë nëse të mërkurën Shkëndija mund Pelisterin në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.

FC Shkupi sezonin 2017/2018 e mbylli në pozitën e katërt me 51 pikë, vetëm një pikë më pak se Rabotniçki i vendit të tretë, teksa Vardari me 56 pikë në fund u ndal në pozitën e dytë.

Leave a Reply