Pas pak në stadiumin e Çairit, Shkupi dhe Vardari do të zhvillojnë një ndër ndeshjet më interesante të javës së fundit në elitën e futbollit vendor, ku edhe përfundimisht do të mësojmë nëse klubi “bardhekaltër” do të sigurojë një vend për në ndeshjet e Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistët e FC Shkupit janë më të motivuar se kurrë për këtë përballje, ndërsa në anën tjetër Vardari në Çair vjen pa asnjë ngarkesë, ndërsa kjo i mundëson trajnerit Babunski që të bëjë eksperimente në formacion, ku edhe sot rastin e tyre për të debutuar do të kenë tre futbollistë të rinj.
Në anën tjetër trajneri Zekirja Ramadani në fushë do të zbret me formacionin më të mirë dhe me shpresë se në fund do të gëzojë atë armatë të madhe të tifozëve të pranishëm në Çair.
Ndeshja FC Shkupi – Vardari starton në ora 16:15.