Skuadra e Galatasarajit është shpallur kampion i ri i Turqisë, duke i marrë këtë primat Beshiktashit, që sezonin 2017/2018 e mbylli në pozitën e katërt, ashtu që sezonin e ardhshëm do të prezantojë Turqinë në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Galatasaraji në ndeshjen e javës së fundit mundi minimalisht 0:1 Goztepen në tarnsfertë, ku golin e vetëm e realizoi Obafemi Gomiz në minutën e 66-të nga pika e bardhë. Falë kësaj fitore Galatasaraji me 75 pikë në 36 xhiro e mbylli kampionatin në vendin e parë, duke lënë pas vetes Fenerbahçen me 72 pikë, po aq sa ka edhe Bashakshehiri në pozitën e tretë.
Galatasaraji edhe zyrtarisht kampion i Turqisë për sezonin 2017/2018
Публикувахте от infosport.mk в 19 май 2018 г.
Këta të fundit bashkë me Beshiktashin sezonin e ardhshëm do të luajnë në Liga Europa, teksa Fenerbahçe nga rrethi i tretë eliminatorë i Ligës së Kampionëve do të kërkojë një vend për në fazën e grupeve. Përveç skuadrave të lartëpërmendura në Europë, më saktësisht në ndeshjet e Liga Europa do të luaj edhe Akhisar, që kishte fituar trofeun e Kupës së Turqisë, pasi kishte mundur Fenerbahçen.
Osmanlispor e Sokol Cikalleshit bashkë edhe me Gençlerbirligin dhe Karabuksporin do të luajnë në Ligën e Dytë e Turqisë.
Superliga e Turqisë, Java 34 |
||
Bashakshehir | 3 – 2 | Kasimpasha |
Beshiktashi | 5 – 1 | Sivaspor |
Fenerbahçe | 3 – 2 | Konyaspor |
Goztepe | 0 – 1 | Galatasaray |