Habil Bexheti: Tetovarët duhet t’i faleminderohen ‘Ekologut’, e diela të jetë festë! (VIDEO)

Shkëndija bëhet gati për të mbyllur sezonin më të suksesshëm në historinë e tyre, ndërsa një prej rithemeluesit e kuqezinjëve në vitin 1992 dhe ish-president i Shkëndijës, Habil Bexheti me shumë emocione ka folur për nivelin që ka arritur skuadra tetovare.

I EMOCIONUAR DHE KRENAR PËR ARRITJET

“Tani të them të drejtën në këtë moment jam me emocione, pasi Shkëndija ditëve të fundit është duke arritur sukseset më të mëdha si klub. Ne e kemi ëndërruar një gjë të tillë, por si ekipi i parë dhe ekipet e moshave të reja janë duke arritur suksesa të mëdha si me fitimin e Kupave e vendeve të para gjithandej. Kjo gjë më bën mua shumë krenar, për shkak se të gjithë mundin që e kemi dhënë një kohë të gjatë dhe tash që po e japim në mënyrë indirekte, ua falim. Ky është një sukses i madh për qytetin, për Shkëndijën, për të rinjët e Tetovës dhe për të gjithë Kombin tonë”

OPTIMIST PËR NJË NIVEL TË TILLË  

“Un nga natyra jam i tillë se gjithmonë jam optimist. Në fillim kur e rithemeluam ne Shkëndijën, unë iu thash të rinjëve se ne për një kohë të shkurtë do t’ia arrijmë të gjitha sukseset dhe shumë të rinjë do të luajnë edhe për përfaqësuesen dhe jashtë Maqedonisë, gjë e cila disave iu dukej e pamundur. Mirëpo mbasë të disa njerëzve, të cilët neve na kanë ndihmuar dhe pas entuziazmit të madh që kishim pas rithemelimit, ne pas tre viteve të para, i kaluam të gjitha kategoritë dhe u kualifikuam në Ligën e Dytë, pastaj një vit bëmë pushim dhe hynëm në Ligën e Parë ku jemi dhe tash dhe jemi me të vërtet njëra prej ekipeve më të suksesshme në Maqedoni. Shkëndija edhe një kohë të gjatë do të sundojë me futbollin në Maqedoni, për shkak rinia e Tetovës posedon kapacitet, sponsori i tashëm që ka klubi mund të bëjë gjëra të mëdha dhe Shkëndija përveç sukseseve në Maqedoni, do të arrijë suksese edhe në Kupat Evropiane”.

TETOVARËT T’I FALEMENDEROHEN ‘EKOLOGUT’

“Kontributi është i të gjithëve. Shfyrtëzojë këtë moment, që t’iu faleminderohem të gjithë njerëzve që kanë kontribuar në këtë skuadër që nga themelimi deri më tash, ndërsa tani kur kemi një kompani kaq të fortë, unë mendojë se të gjithë tetovarët duhet të jenë faleminderues”.

E DIELA TË JETË FESTË

“Unë mendojë se duhetë të jetë një ditë festive për shkak se arrijmë një sukses mjaftë të madh, pasi të jesh në vend të parë dhe vendit të dytë t’i ikësh 32 pikë, kjo është një rekord dhe nuk besoj që ka ndonjë ekip tjetër në Evropë që e ka bërë një gjë të tillë”.

/InfOSport.mk

Ish presidneti i Shkëndijës Habil Bexheti për sezonin historik

Shkëndija bëhet gati për të mbyllur sezonin më të suksesshëm në historinë e klubit, ndërsa një prej rithemeluesit e kuqezinjëve në vitin 1992 dhe ish-president i Shkëndijës, Habil Bexheti me shumë emocione flet për nivelin që ka arritur skuadra.

Публикувахте от KF Shkëndija в 18 май 2018 г.

Leave a Reply