Stouk Siti sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit të Anglisë, ndërsa e ardhmja e shqiptarit Xherdan Shaqiri mund të jetë në Premier Ligë. Prestigjiozja “The Sun” ka shkruar se interesim për t’i fituar shërbimet e Shaqirit ka shfaqur Totenhemi. Ky interesim ka nxjerr reagim pozitiv edhe nga ana e shqiptarit, i cili pëlqen idenë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë përveç Totenhemit, të interesuar për Shaqirin janë edhe Vest Hemi, Evertoni dhe Kristal Palasi, përderisa 26 vjeçari nuk përjashton mundësinë për një transferim në Seria A edhe pse në janar refuzoi ofertën e Romës.