Roberto Martinez dhe Federata Belge e Futbollit kanë zgjatur bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera. Një vendim të këtillë qeveria e futbollit në Belgjikë ka marrë vetëm pak javë para startit të Botërorit “Rusi 2018”, pasi sipas tyre spanjolli është njeriu i duhur për t’i udhëhequr “Djajtë e Kuq” drejt finaleve të “Euro 2020”.
Martinez e mori detyrën pas finaleve të “Euro 2016”, duke e drejtuar me sukses dhe autoritet skuadrën në eliminatoret e Botërorit.
Belgjika me Martinez në krye në 10 ndeshje kualifikuese arriti 9 fitore dhe vetëm një barazim, duke siguruar kualifikimin si e para e grupit.
Belgjika është një nga përfaqëaueset me talente të jashtëzakonshme në përbërje, si Kurtua, Lukaku apo Hazard, dhe shihet si skuadra që mund të bëjë surprizën në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.