Mediat spanjolle kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes Barcelonës dhe mbrojtësit të Seviljës, Klement Lenglet.
22-vjeçari me kampionët e Spanjës, pritet të nënshkruajë kontratë për 5 vite, ndërkohë që tashmë pritet te arrihet një akord mes klubeve.
Francezi, i cili ka bërë një sezon mjaft të mirë me “andaluzianët”, fillimisht ka patur dyshime rreth transferimit në “Kamp Nou”, ndërkohë që tashmë është i bindur për të veshur fanellën “balugrana”.