Sulmuesi i Atletiko Madridit, Fernando Tores ishte shumë i lumtur pas triumfit të skuadrës së tij në finalen e madhe të Liga Europa. “Jorganxhinjët” mbrëmë në finalen e zhvilluar në Lion të Francës, mundën Olimpikun e Marsejës me rezultatin 3:0. Ndryshe ishte ky trofeu i parë për Toresin me fanellën e klubit të tij të zemrës. Ai pas përfundimit të ndeshjes, tha se e kishte realizuar ëndërrën e tij fëmijërore.
“E kam shumë të vështirë t’ua shpjegoj se sa i lumtur që jam. Kjo është një ëndërr e vërtetë. Ky është ndoshta trofeu im më i çmuar. Secili prej nesh ëndërron si fëmijë, ndërsa ëndërra ime ishte kjo” – tha Tores.