Shkëndijës i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë ndaj Renovës për të arritur edhe tek fitorja e 28-të pas 35 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija shënoi fitore 0:3, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë prej 4 fitoreve të njëpasnjëshme të arritur me 3 gola të shënuar.
BESART IBRAIMI KALON NË EPËRSI SHKËNDIJËN
BESART IBRAIMI KALON NË EPËRSI SHKËNDIJËNRENOVA – SHKËNDIJA 0:1(B. Ibraimi 18')
Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.
Besart Ibraimi i cili u rikthye pas 3 ndeshjeve pushim, realizoi dy gola ndaj “gjipspunuesve”, të cilët arritën që të rrezistojnë vetëm 18 minuta, kur sulmuesi kërçovarë shënoi golin e parë në rrjetën e Hadis Veli.
IBRAIMI SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ RENOVËS
IBRAIMI SHËNON EDHE GOLIN E DYTË NDAJ RENOVËSRENOVA – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 20')
Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.
Po i njëji autorë doli të shënojë edhe golin e dytë personal pas vetëm dy minutave, kur me të majtën e tij me ndihmën e traverzës shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Renovës.
Mbyllet pjesa e pare ne Tetove
Mbyllet pjesa e pare ne TetoveRENOVA – SHKËNDIJA 0:3(S. Zhunior 30')
Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.
Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë, pasi një aksion tjetër i mrrekullueshëm i “kuqezinjëve”, i mundësoi brazilianit Stenio Zhunior të shënojë edhe golin e tretë për Shkëndijën. Vendasit protestuan pas këtij goli të Zhunior, duke kërkuar ndërhyrje të palejuar ndaj Mishkovskit, mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte edhe arbitri kryesor Igor Stojçevski, i cili madje ndëshkoi me të verdhë mesfushorin Burim Sadiku.
Pjesa e dytë për dallim nga 45 minutëshi i parë nuk dhuroi gola, edhe pse Shkëndija sërish dukej më dominuese dhe në fund me plotë meritë arriti deri tek fitorja e katërt në ndeshjet kampionale nga po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion ndaj Renovës.
Skuadra nga Xhepçishti edhe përkundër kësaj disfate siguroi mbijetesën në elitën e futbollit vendor, ndërsa Shkëndija që shumë më herët ka siguruar titullin e kampionit, dhe tashmë në konton e saj numëron plotë 88 pikë, 32 më shumë se Vardari i vendit të dytë.