FC Shkupi tashmë sheh me sy ka Europa (VIDEO)

FC Shkupi ka arritur një fitore shumë të madhe në transfertën ndaj Pelisterit në kuadër të javës së 35-të, duke parë veten tashmë shumë pranë Europës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Zekirja Ramadani edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e saj të vërteta, duke konfirmuar se për momentin është skuadër shumë më e mirë se Pelisteri, që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

EURO GOL I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ PELISTERIT

EURO GOL I BAZHE ILIJOSKIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – FC SHKUPI 0:1(B. Ilijoski 29')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Fitoren 0:2 Shkupi e siguroi që gjatë 45 minutave të para, kur fillimisht Bazhe Ilijoski në minutën e 29-të shënoi një euro gol nga distanca, teksa pas një aksioni të bukur dhe asistit me kohë të Ndong, futbollisti i talentuar Omar Imeri nga afërsia 9 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Atanasovskit.

OMAR IMERI DYFISHON EPERSINE E SHKUPIT NDAJ PELISTERIT

OMAR IMERI DYFISHON EPERSINE E SHKUPIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – FC SHKUPI 0:2(O. Imeri 38')

Публикувахте от infosport.mk в 16 май 2018 г.

Ky gol njëherit u tregua edhe si vendimtarë, pasi në pjesën e dytë trajneri Ramadani në mënyrë perfekte kishte reshtuar futbollistët e tij në fushën e blertë, duke mos ju lënë fare hapësirë futbollistëve vendas për të shpresuar tek goli.

Kësisoj FC Shkupi tashmë me plotë meritë sheh veten shumë pranë Europës, pasi me 48 pikë renditet në pozitën e katërt, teksa Pelisteri pas kësaj disfate rikthehet sërish në pozitën e fundit të renditjes tabelare.

Leave a Reply