Shkëndija pas pak do të zhvillojë ndeshjen e javës së 35-të kundër Renovës, ndërsa trajneri Qatip Osmani në dispozicion do të ketë formacionin më të mirë, me përjashtim të portierit, Kostadin Zahov. Te “kuqezinjtë” rikthehet edhe bomberi Besart Ibraimi.