Mançester Siti fitoi titullin në Premierligë, duke u bërë ekipi i parë që arrin 100 pikë në histori, ndërsa skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të thyejë 12 rekorde në rrugën e tyre drejt titullit.
Sigurisht që i gjithë ky triumf duhej ndarë edhe me tifozët, që e kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në çdo takim.
Rreth 100 mijë persona dolën në shesh për të përshëndetur yjet e skuadrës së tyre, të cilët qëndruan mbi dy autobusë.
“Është fantastike. Ka kaq shumë njerëz që kanë ardhur për të na përshëndetur”, tha mbrojtësi Xhon Stons.