Qato i kënaqur me fitoren, por jo edhe me tifozët që mungojnë në ndeshjet e Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija të dielën vazhdoi serinë e fitoreve, duke mundur Skopjen me rezultatin 3:1, ndërsa njëkohësisht “kuqezinjtë” vazhduan të ruajnë mesataren e tre golave të shënuar për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 27-të për Shkëndijën në gjithsej 34 xhiro, që ka lënë të kënaqur trajnerin Qatip Osmani, i cili megjithatë ka vënduar në dukje brengën e tij dhe ekipit për numrin e vogël të spektatorëve që gjenden në tribuna në ndeshjet e fundit.

“Ndeshjen e sotme e nisim ashtu si deshëm me gol në fazën e hershme, pastaj humbëm disa raste dhe pranuam gol. Deri në fund të pjesës së parë futbollistët nuk gjetën ritmin e duhur dhe derpërtimin ka goli i kundërshtarit. U përmirësuam në pjesën e dytë dhe shënuam edhe dy gola, duke qëndruar në kuotën e tre golave për ndeshje”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Osmani, i cili me këtë rast lëshoi një apel drejt spektatorëve për tu rikthyer në tribunë në dy ndeshjet e fundit për të organizuar festë të denjë për titullin e kampionit.

Leave a Reply