Benjamin Demir i ka prishur ëndërrën portierit të Shkëndijës, Kostadin Zahov, për të arritur rekordin, kur është në pyetje rrjeta e paprekur për më shumë minuta në historinë e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Gardianit “kuqezi” i duheshin vetëm edhe 45 minuta për të thyer rekordin e Filip Gaçevskit, mirëpo goli i shënuar nga Demir në minutën e 13-të i shuajti ëndërrën Zahovit, që deri në momentin e shënimit të golit mbante rrjetën e tij të paprekur për plotë 766 minuta.
SKOPJE BARAZON SHIFRAT NDAJ SHKENDIJESSHKENDIJA – SKOPJE 1:1(B. Demir 13')
Публикувахте от infosport.mk в 13 май 2018 г.
Rekordi i Filip Gaçevskit i vendosur në sezonin 2016/2017 si pjesë e Bregallnicës kap shifrën e 797 minutave, ndërsa pas tij renditet Tome Paçovski, i cili në sezonin 2007/2008 si pjesë e Rabotniçkit kishte ruajtur portën e tij të paprekur për plotë 791 minuta, transmeton “infOSport.mk”.
Kësisoj Zahov mbetet në pozitën e tretë në listën e përjetshme të portierëve më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi i njëjti javën e kaluar kishte nxjerrë jashtë podiumit ish portierin e ish Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, Lazo Liposki, i cili në vitin 1997 kishte ruajtur portën e tij të paprekur për plotë 740 minuta.