Futbollistët shqiptarë bëjnë që Teteksi të fluturojë, Dervishi shënon eurogol

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të shkëlqejnë me fanellën e Teteksit këtë edicion, njofton “infOSport.mk”. Sikurse në ndeshjet e kaluara, ashtu edhe në ndeshjen e së shtunës tre futbollistë shqiptarë  dolën të jenë protagonistë në fitoren 2:3 në transfertën ndaj Struga Trim Lum. Kjo ndeshje u zhvillua në Gostivar, ndërsa fitoren e skuadrës tetovare e paralajmëroi Briliant Sylaj me golin e shënuar në minutën e 7-të.

Vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë një eurogol i shënuar nga Enis Dervishi në minutën e 40-të dyfishoi rezultatin e Teteksit. Ish futbollisti i Rabotniçkit, shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, ndërsa me lojën që shfaqi në teren për gjatë 90-të minutave edhe njëherë tjetër dëshmoi se bëhet fjalë për një futbollistë mjaft të talentuar, të cilin shumë shpejtë mund ta shohim edhe në ndonjë skuadër të Ligës së Parë.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 53-të Aaleksandar Celeski shënoi golin e parë për Struga Trim Lum, duke rikthyer në një moment shpresat e skuadrës strugane, e cila në minutën e 65-të me anë të Flamur Tairit madje arriti që të barazojë rezultatin në 2:2. Megjithatë Teteksi nuk u dorëzua, pasi vetëm 5 minuta më pas në skenë te skuadra mysafire doli Meritoj Saliji, i cili vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Struga Trim Lum 2, Teteksi 3, transmeton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e 12-të për Teteksin këtë edicion, skuadër kjo që pas 26 xhirove ka tubuar 39 pikë dhe renditet në pozitën e 6-të, teksa Struga Ttrim Lum me 42 pikë renditet në pozitën e 4-të.

Leave a Reply