Derbi me Renovën, “Shvercerat” të mobilizuar, Çairi do të jetë i zjarrtë!

Derbi Shkupi-Renova në kuadër të xhiros së 34-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të luhet të dielën dhe pothuajse të gjithë sytë e dashamirëvetë futbollit në vendin tonë do të përqëndrohen te kjo ndeshje.

Gjithmonë kur janë përplasur ndërmjet veti ekipet shqiptare kanë shfaqur interesim te shikuesit, mirëpo kjo e ditës së nesërme është më interesante dhe tërheq më shumë vëmendje për  vet faktin se dyja skuadrat luajnë në një përbalje direkte për pozitat që çojnë në Evropë.

Në këtë situatë, kur Shkupi luan si vendas në stadiumin e Çairit, tifozët e flaktë “Shvercerat” por edhe publiku i rëndomtë kanë shfaqur interesim për këtë derbi dhe sipas të gjitha gjasave stadiumi pritet të jetë i mbushur në maksimum.

Takimi Shkupi-Renova zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 16:30. /InfOSport.mk

Leave a Reply