Lufta për mbijetesë, kalendari i ndeshjeve për Skopjen, Pobedën dhe Pelisterin

Deri në mbyllje të sezonit aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro. Çështja e titullit kampion është vendosur edhe matematikisht, pasi Shkëndija që më parë zyrtarizoi trofeun, mirëpo enigmë mbeten Europa dhe mbijetesa.

Për sa u përket tri skuadrave që luftojnë për mbijetesë janë shumë pranë njëra-tjetrës me pikë në renditje. Skopje dhe Pobeda kanë nga 32 pikë secila, ndërsa Pelisteri ndodhet në vendin e fundit me 31 pikë.

Deri në fund të kampionatit parashikohet një luftë e ashpër. Pelisteri rrezikon më shumë, duke qenë se ndodhet një pikë pas rivaleve, por edhe për vetë kalendarin që ka, sepse në tri javët e fundit luan kundër Vardarit, FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshjet e tre skuadrave që luftojnë për mbijetesë në tre xhirot e fundit:

SKUADRA E PELISTERIT

VARDARI 13.05 – 16:30 PELISTERI
PELISTERI 16.05 – 16:30 FC SHKUPI
SHKËNDIJA 20.05 – 16:30 PELISTERI

 

SKUADRA E POBEDËS

POBEDA 13.05 – 16:30 SILEKSI
SKOPJE 16.05 – 16:30 POBEDA
POBEDA 20.05 – 16:30 RENOVA

 

SKUADRA E SKOPJES

SHKËNDIJA 13.05 – 16:30 SKOPJE
SKOPJE 16.05 – 16:30 POBEDA
RABOTNIÇKI 20.05 – 16:30 SKOPJE

Leave a Reply