Zeniti po mendon shfuqizimin e kontratës me trajnerin aktual Roberto Mançini, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Kombëtaren e Italisë. Skuadra e njohur ruse, me të cilën strategu italian ka një kontratë deri në vitin 2020 me një pagë vjetore prej 6 milion euro, fillimisht nuk kishte rënë dakord për ndërprerjen e kontratës me Mançinin, mirëpo informacionet e fundit që i plasojnë mediat italiane, thonë se drejtuesit e skuadrës nga Shën Petersburgu kanë ndryshuar mëndje dhe se të hënën pritet që edhe zyrtarisht të ndërpresin bashkëpunimin me italianin.
Menjëherë pasi të prish kontratën me Zenitin, Mançini pritet të takohet me krerët e Federatës së Futbollit të Italisë për të gjetur akordin.
Në rast se gjithçka shkon sipas planit, ish-trajneri i Fiorentinës, Lacios, Interit, Mançester Sitit dhe Galatasarajit debutimin e tij në bankinën e Kombëtares së Italisë mund ta ketë me 22 maj kundër Arabisë Saudie, ndeshje kjo që do të zhvillohej në Zvicër.