Komisioni Disiplinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka marrë vendimin e saj lidhur me procedurën disiplinore ndaj FC Shkupit, e që ka të bëjë me incidentin që ndodhi ndeshjen e javës së 32-të kundër Sileksit në Çair. Kësisoj FFM vendosi të dënojë drejtorin sportiv të FC Shkupit, Omer Bunjaku, i cili së bashku me Komisarin e sigurimit të klubit nga Çairi për 4 muaj me rradhë nuk do të mund të kryejnë asnjë detyrë në klub.
Përveç kësaj FFM gjobiti klubin e FC Shkupit me 1.200 euro për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes në fjalë, ku disa tifoz të papërgjegjshëm në tribuna kishin sulmuar kameramanin e FFM-së.
Lajm i mirë për FC Shkupin është se skuadra “bardhekaltër” megjithatë dy ndeshjet e saj të fundit të këtij sezoni do ti zhvillojë me praninë e tifozëve, kur në Çair do të mirëpret Renovën (13 maj) dhe Vardarin (20 maj).