Demiri: Nesër le të fitoj futbolli dhe skuadra më e mirë në fushë

Kapiteni i Gostivarit Admir Demiri për “infOSport.mk” ka folur në prag të derbi ndeshjes që skuadra e tij do ta zhvillojë nesër në udhëtim te Vëllazërimi i Kërçovës. Ai shpreson që nesër mbi të gjitha të fitoj futbolli, ndërsa kush do të jetë më i miri në fushën e blertë, atij le ti takojë edhe fitorja.

“Nesër na pret një derbi i vërtetë, ku shpresoj të fitoj futbolli, ndërsa në teren të fitojë më i miri. Shpresoj gjithashtu të kemi referim 50-50. Ashtu si Vëllazërimi, edhe neve kemi matematikat tona. Me fitore eventuale i risim gjasat për një finale me Makedonija Gjorçe Petrovin javën e ardhshme kur do luajmë para tifozëve tanë në Gostivar, kështu që nesër le të jetë një derbi pa probleme, referim të mirë, ndërsa në fund kush është më i miri të ja shtrijmë dorën njëri tjetrit” – tha enkas për “infOSport.mk”, kapiteni i Gostivarit Admir Demiri, duke shtuar: “Respekt për Vëllazërimin, kanë një ekip shumë të mirë, por edhe ne në ndeshjen e nesërme luajmë për fitore”.

Interesant është fakti se të dyja skuadrat në dy ndeshjet e këtij sezoni fitoret i kanë arritur në transfertë. Mbetet të shohim nëse do të ndodh edhe kësaj rradhe ashtu, dhe Gostivari do të përsëris fitoren minimale 0:1 të 5 marsit të këtij viti, apo ndoshta Vëllazërimi do ti gëzojë tifozët e saj në ndeshjen e fundit që do ta zhvillojë para tyre këtë edicion.

Leave a Reply