Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone refuzon të dorëzohet pas disfatës 3:0 të pësuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabe nga Reali, duke besuar se ekipi i tij mund të bëjë surprizën në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave.
“Futbolli është lojë e bukur dhe gjithçka mund të ndodhë. Unë mendoj se kemi shanse për t’u kualifikuar në finale. Lojtarëve të mi, iu thash që ta harrojnë këtë disfatë, pasi kësi lloj gjërash në futboll ndodhin. Ne do të mundohemi deri në fund që të bëjmë diçka të pamundur. Ne jemi Atletiko Madrid dhe ndoshta do t’ia arrimë ta bëjmë një gjë të tillë”, është shprehur trajneri i Atletikos, Diego Simeone.