Plotë 12 ditë para finales së madhe të Kupës së Maqedonisë në futboll, Federata E Futbollit të Maqedonisë ka caktuar arbitrin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen midis Shkëndijës dhe Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.
Është Marjan Markoski nga Ohri, ai i cili do të drejtojë këtë super ndeshje, që me 23 maj do të luhet në stadiumin “Mladost” në Strumicë.
Ndihmës i tij i parë do të jetë Nikolla Karakolev nga Shtipi, teksa asistent i dytë do të jetë Zharko Todorovski nga Ohri.
Goran Manasiev nga Velesi do të luaj rolin e arbitrit të katërt, teksa Marjan Eckoski nga Ohri dhe Zoranço Temelkov nga Kavadari do të jenë dy arbitrat shtesë, që do jenë të vendosur pranë golit.