Aliji dhe Adili tejkalojnë çdo parashikim, të gatshëm për Gostivarin!

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në mbyllje të sezonit në ligën e dytë Perëndim, Vëllazërimi i Kërçovës do të tentojë për të nxjerë maksimumin dhe për të shpresuar në kualifikim për në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Të vetëdijshëm për këtë janë edhe vetë futbollistët, të cilët pritet të japin maksimumin, ndërsa edhe pse u mendua se Murat Adili, i operuar ditë më parë në kokë dhe Burhan Aliji, i dëmtuar rëndë në ndeshjen ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, do të mungojnë më shumë ditë, ata kanë shtërnguar dhëmbët, për ti dalë në ndihmë skuadrës së tyre në dy ndeshjet e fundit vendimtare kundër Gostivarit dhe Teteksit.

Ky lajm gëzon tej mase tifozët e skuadrës kërçovare dhe vetë trajnerin Xhengiz Rexhepi, i cili duhet të nxjerrë maksimumin nga futbollistët e tij në këto dy përballje të fundit. Rikujtojmë Burhan Aliji u “masakrua” nga Stojkovski i Makedonija Gjorçe Petrovi në ndeshjen e javës së kaluar, kur me shumë dhimbje në gjurin e djathtë duheshe të lëshojë fushën, mirëpo shpirti i tij luftarak dhe dashuria për klubin kanë bërë që ai të ju bashkohet futbollistëve tjerë në stërvitje, ndërsa me shumë gjasa do të jetë në disponim të trajnerit Rexhepi për ndeshjen e së shtunës ndaj Gostivarit. Mbetet të shihet nëse edhe Murat Adili do të jetë në gjendje për të luajtur në këtë përballje, edhe pse gjendja me të është më e rëndë, pasi ai javën e kaluar iu nënshtrua një operacioni në hundë, pasi pësoi një frakturë në ndeshjen ndaj Strug Trim Lum.

Ai në një bidedë me “infOSport.mk” tha se është i gatshëm të sakrifikojë veten për Vëllazërimin, mirëpo gjithçka prap varet nga trajneri, nëse do i jep mundësinë që të luaj ndaj Gostivarit.

Ndeshja Vëllazërimi – Gostivari në program është të shtunën me fillim në ora 16:30.

Leave a Reply