Alvaro Morata mund të rikthehet tek Juventusi. Sulmuesi spanjoll i Çelzit, pas një sezoni të vështirë në “Stemford Brixh” është duke e shqyrtuar me kujdes opsinonin për tu larguar nga Londra, kjo edhe për arsye personale.
“Bardhezinjtë” duket se e kanë gjetur dhe mënyrën për të bindur numrin një të “Bluve” të Londrës, Roman Abramoviç.
Kampionët e Italisë kanë ndërmend të përdorin të njëjtin argumet siç bënë në rastin e Kuadrados. Bepe Marota do të kërkojë ta marrë sulmuesin spanjoll në formë huazimi për tre vite dhe me detyrim blerje në shumën e 60 milionë eurove, pra pagesa do të kryhet në 36 muaj.
Arritja e akordit do të bënte që sulmi i Juventusit të rritej shumë në aspektin cilësor duke formuar një treshe të frikshme me Higuain dhe Dybala.
Por, situata nuk duket edhe aq komode për klubin italian, pasi Atletiko Madridi po përgatitet të gjejë pasuesin e Griezman, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Vanda Metropolitano” në fund të sezonit. Ekipi i Simeones krahasin emrit të Edinson Cavanit po vëzhgon me kudjes dhe Moratën, por së fundmi gjithashtu në pistë ka dalë edhe emri i Kun Agueros.
Sidoqoftë Juventusi duket më i favorizuar kjo edhe për faktin sulmuesi spanjoll shpesh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te kampionët e Italisë.