Strategu i njohur italian, Karlo Ançeloti ka dhënë një deklaratë befasuese para ndeshjes finale të Kupës së Italisë, ku do të takohen Milani dhe Juventusi. Ançeloti ishte pjese e të dyja skuadrave, mirëpo ai ka thënë se ndeshjen e së mërkurës do ta ndjek, duke mbajtur veshur fanellën e Milanit.
“Unë do ta shikoj ndeshjen Juventus – Milan me një shok tim këtu në Kanada. Ai është një fans i madh i Milanit dhe ne do veshim fanellën e Milanit. Unë shpresoj që të jem në gjendje të festoj të mërkuren. Ekipi i Gatuzos duhet të ketë shumë guxim. Unë i kërkoj tifozëve të qëndrojnë pranë ekipit dhe ti ndjekin ata me pasion. Është e qartë se ky është një moment delikat sepse ekipi është pak prapa por me investimet e duhura dhe cilësit sipërmarrëse Milani mund të kthehet.” – ka thënë Ançeloti.
Ndeshja Milani – Juventusi në program është të mërkurën me fillim në ora 21:00.