Më në fund lajme të mirë për Sir Aleks Ferguson, që ka dalë nga koma ku ndodhej prej dy ditësh, pas ndërhyrjes në tru.
Të shtunën ai pati një hemoragji celebrale dhe iu nënshtrua një operacioni me urgjencë, por tashmë situata duket drejt përmirësimit.
Në buletinin mjekësor që kanë nxjerrë mjeket e spitalit shprehet se Ferguson flet me miqtë e familjarët, madje edhe është ngritur nga shtrati për disa minuta.
Në krah të 76-vjeçarit Ferguson është gjithnjë bashkëshortja e tij Kati, ndërkohë që mjekët kanë mbetur të kënaqur nga si nga operacioni ashtu dhe nga mënyra se si po shkon situata post-operacion.
Ndaj optimizmi se Sir Aleks do të rikthehet si më parë është i madh edhe pse rruga që trajneri i njohur i Mançester Junajtedit është ende e gjatë.
Pas lajmit se Ferguson është shtruar në spital nuk kanë munguar mesazhet e mbështetjes për trajnerin skocez.