Bardhi ekzekutuesi më i mirë i gjuajtjeve të lira në historinë e La Ligas

Enis Bardhi vazhdon shkëlqimin e tij në La Liga te skuadra e Levantes. Shkupjani gjeti rrjetën në fitoren e fundit 3:0 ndaj Leganesit. Ky ishte realizimi i 7-të i Bardhit në këtë sezon, ndërsa goli i 5 nga gjuajtja e lirë.

Interesant është fakti se me këtë realizim, Enis Bardhi bëhet ekzekutuesi më i mirë (në bazë të përqëindjes nga numri i tentimeve) i goditjeve të lira në historinë e La Ligës. Bardhi shënon 5 gola nga 16 tentime, duke lënë pas emra si Mesi, Ronaldo e Ronaldinjo.

Mesi ka shënuar 6 gola nga 48 tentime në këtë sezon, Ronaldinjo ka gjetur rrjetën 6 herë nga 49 tentime të gjuajtjeve të lira (2006/07), Pernja 5 herë ka shënuar nga 24 tentime (2005/06) si dhe Asunçao 5 gola nga 49 tentime (2004/05)./InfOSport.mk

Leave a Reply