Me Bardhin, Levante nuk njeh disfatë! Shkupjani prodhon edhe një specialitet ndaj Leganes (VIDEO)

Levante me Enis Bardhin në formacion nuk po njeh disfatë tashmë tre ndeshje me rradhë, njofton “infOSport.mk”. Pas atyre dy super golave të shënuar në ndeshjen ndaj Atletik Bilbaos, futbollisti shkupjan shënoi edhe sonte në transfertën ndaj Leganes, në të cilën ndeshje Levante e tij shënoi fitore me rezultatin 0:3. Rikujtojmë Bardhi ishte pjesë edhe e fitores ndaj Seviljës (2:1), ndërsa ishte ky goli i 7-të i shënuar për futbollistin shkupjan, 5 prej të cilëve i ka shënuar nga gjuajtja e lirë, ashtu siç ndodhi edhe sonte.

Bardhi shënoi në minutën e 59-të, kur e djathta e tij doli të jetë e kobshme për portierin e Leganes, Shampanje, i cili edhe pse lexoi anën e futbollistit shqiptarë, goditja e fuqishme e këtij të fundit i pamundësoi atij për të evituar edhe golin e dytë në rrjetën e tij.

Fillimisht golin e parë në rrjetën e skuadrës vendase të Leganes e kishte realizuar Morales në minutën e 55-të, teksa në minutën e 77-të Koke vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Leganes 0, Levante 3. Vlen të theksohet se vendasit në këtë ndeshje nga minuta e 57-të luajtën me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Zaldua.

Me këtë fitore Levante arrinë në kuotën e 43 pikëve, duke u ngjitur në pozitën e 16-të dhe duke lënë pas vetes Leganesin që ka 40 pikë.

Golin e Bardhit si dhe atë të Moralesdhe Koke mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply