Futbollisti shqiptarë nga Maqedonia, Besir Demiri sërish është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit të Ukrainës. Demiri ndeshjen e fundit me skuadrën e tij Mariupol e zhvilloi ndaj Dinamo Kievi, e cila përballja u mbyll me barazim 1:1.
Portali prestigjioz i Ukrainas bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të xhiros së 30-të në Ukrainë, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe shkupjani. Nga prestigjozja në fjalë Demiri u vlerësua si futbollisti që ka dhënë kontributin më të madh në barazimin ndaj Dinamo Kievit, ndërsa shkruhet se ka qenë përfekt në krahun e majtë të mbrojtjes, duke mos iu lënë hapësirë kundërshtarëve për ndonjë ndërhyrje. Kujtojmë se kjo është hera e tretë që Demiri përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë.