Lajme të mira për Milanin. Lukas Bilja mund të jetë gati për ndeshjen finale të Kupës së italisë kundër Juventusit të mërkurën (9 maj). Mesfushori argjentinas thuhet se është rikuperuar, edhe pse më parë ishte raportuar se mesfushori argjentinas e kishte mbyllur sezonin.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe momentin e vështirë, Bilja ka “shtrënguar dhëmbët” dhe do të rikthehet në fushën e lojës. Ai sot u stërvit me grupin tjetër të skuadrës, mirëpo do të jetë trajneri Xhenaro Gatuso, ai i cili të martën do të marrë vendimin përfundimtarë, nëse Bilja do të jetë pjesë e ndeshjes finale kundër Juventusit.