Sulmuesi i Çelzit, Alvaro Morata ka arritur gjuhë të përbashkët me Juventusin për kushtet e tij personale dhe rikthimin e tij te skuadra kampione e Italisë.
Sulmuesi spanjoll është i gatshëm të pranojë një pagë dukshëm më të vogël, vetëm e vetëm që gjatë verës ti bashkohet “Zonjës së Vjetër”.
Te Çelzi, Morata ka një pagë vjetore prej 9 milion euro, teksa te Juve futbollisti më i paguar është Gonzalo Higuain që merr 7.5 milion euro në sezon.
“Rai Sport” pohon se skuadra angleze për shërbimet e Moratas kërkon afërsisht një shumë prej 66 milion euro. Një shumë të tillë “blutë” e Londrës i paguan Realit gjatë verës së kaluar, mirëpo sulmuesi spanjoll nuk u tregua në nivelin e duhur me fanellën e Çelzit gjatë gjithë sezonit.
Morata me Juventusin kishte fituar dy tituj kampion në Itali, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, të cilën “biankonerët” e kishin humbur nga Barcelona (1:3), pas së cilës finale ai u transferua te Reali i Madridit.