Pas barazimit të dielën me Shkupin, skuadra e Shkëndijës nesër do të luaj si mysafir në Prilep ndaj Pobedës, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 31 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. “Kuqezinjët” ndjehen të lodhur nga orari i stërngarkuar i ndeshjeve, për të cilët do të jetë takimi i 6-të brenda 18 ditëve të fundit, ndërsa edhe përkrah kësaj kërkojnë të japin më të mirën në terren për të arkëtuar tre pikë në këtë përballje.
“Normal kemi pasur ndeshje çdo të mërkurë dhe të dielë dhe kjo është një lodhje për gjithë futbollistët. Por ne Prilep shkojmë për të dhënë maksimumin. Ne jemi Shkëndija, në çdo ndeshje shkojmë për fitore dhe besoj se do t’ia dalim të marrim tre pikët”, është shprehur mesfushori i Shkwndijës, Arbin Zejnullai pwr kanalin zyrtar te klubit.
Takimi ndërmjet Pobedës dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër në Mogila të Prilepit me fillim në orën 16:00.