Ferhan Hasani pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Kapiteni i Shkëndijës së Tetovës një gjë të tillë po dëshmon edhe këtë edicion, ndërsa më së miri e demonstroi edhe në takimin e së dielës përballë Sileksit në Kratovë, kur shënoi një super gol.
Ferhan Hasani – Buba, shënoi golin e parë për Shkëndijën në fitoren 3:1 ndaj Sileksit në Kratovë, ndërsa ekzekutimi dhe nuhatja e tij për gol, janë vërtetë për tu admiruar në rastin konkret, kur edhe pse ishte në brendi të zonës, ai vendosi të parabolojë portierin vendas, Mitroviç, duke shënuar në këtë mënyrë një gol fantastik.
Vërtetë një gol ky mjaft i bukur, që rrallë herë shihet në terenet tona të futbollit. Ndryshe për Hasanin ishte ky goli i 20-të sezonal në 23 ndeshje të zhvilluara, dhe i dyti në tre përballje të këtij edicioni që i kishte zhvilluar ndaj skuadrës së Sileksit.
SUPER GOL I FERHAN HASANIT NDAJ SILEKSIT
SUPER GOL I FERHAN HASANIT NDAJ SILEKSIT SILEKSI – SHKËNDIJA 0:1(F. Hasani 4')
Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.