“El Clasico” e 238 e zhvilluar sonte në “Kamp Nou” na dhuroi gjithçka që përfshinë një super ndeshje. 4 gola, raste të shumta shënimi, sidomos për ekipin vendas, edhe pse vlen të ceket se Barcelona gjthë pjesën e dytë e luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Serxhi Roberto në minutën e fundit të pjesës së parë, njofton “infOSport.mk”.
Ndryshe ndeshja nisi në mënyrë perfekte, me dy gola të shënuar brenda 15 minutave të para. Një harkim nga e djathta e Serxhi Roberto gjeti të vetmuar në shtyllën e dytë uruguaianin, Luis Suarez, i cili nuk fali dhe shënoi për 1:0.
Gol de L. Suárez hoy by footbie.com
Festë në ato momente në tribunat e stërmbushura në “Kamp Nou”, mirëpo e cila nuk zgjati shumë pasi Kristiano Ronaldo vetëm 5 minuta më pas arriti që të barazojë shifrat në 1:1.
Gol de Cristiano Ronaldo en La Liga by footbie.com
Minutat e fundit të pjesës së parë ishin të zjarrta, kur fillimisht arbitri kryesor ndëshkoi me të verdhë uruguaianin Suarez dhe kapitenin e “madrilenëve”, Serhio Ramos, që më pas të ndëshkojë edhe Messin pas një starti ndaj Serhio Ramos, teksa kulminacioni erdhi në minutën e fundit kur Serxhi Roberto goditi pa top brazilianin Marselo, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq të drejtëpërdrejtë.
Arbitri kryesor gaboi edhe në një moment të pak minutave më herët, kur Bejll kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Umtitit, mirëpo edhe pse anësori ishte shumë afër, nuk sinjalizoi asgjë drejt arbitrit kryesor.
Pjesa e dytë nisi sikurse edhe e para, me një gol të shpejtë të Lionel Messit në minutën e 52-të, kur thjeshtë vallëzoi para mbrojtësve “madrilen”.
Gol de Leo Messi vs Real Madrid (2-1) | Golazo en El Clásico by footbie.com
Messi ishte i pandalshëm edhe në minutat në vijim, teksa një rast ideal të pa shfrytëzuar nga ana e argjentinasit, e ndëshkoi Garet Bejll në minutën e 73-të, kur me një goditje të fuqishme bëri që Ter Shtegen edhe për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeta e tij.
Golazo de Gareth Bale vs Barcelona (2-2) La Liga by footbie.com
Pasuan disa momente të mira të Barcelonës me aktorë kryesor Lionel Messi, i cili ishte i pafat, ndërsa Barcelona doli të jetë me fat në një moment, kur arbitri kryesor nuk tregoi në pikën e bardhë për “madrilenët”, edhe pse Zhordi Alba shihej qartë se kishte ndalur në mënyrë të palejuar brenda zonës, brazilianin Marselo, transmeton infOSport.mk”.
Në fund barazim 2:2, që ishte i 50-ti në ndeshjen e 238-të mes Realit dhe Barcelonës, skuadër kjo që vazhdon fushatën e saj pa humbje këtë edicion në La Liga, ku që një javë më parë kishte siguruar titullin e kampionit.