Shkëndija vazhdon me stil kampioni të shkel kundërshtarët e saj, teksa sot në ndeshjen e javës së 33-të mundi Sileksin në Kratovë me rezultatin 1:3, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo fitorja e 26-të sezonale për “kuqezinjtë” nga Tetova, të cilët çështjen e fituesit e vendosën që në pjesën e parë me dy super gola të shënuar nga Hasani dhe Bojku. Në pjesën e dytë golin e parë me fanellën e Shkëndijës e gjeti edhe nigeriani, Alma Abbo Vakili, me ndihmën e të cilit Bllagojeviç realizoi golin e vetëm për Sileksin.
Për dallim nga Shkëndija, dy skuadrat tjera shqiptare, FC Shkupi dhe Renova dështuan sërish për të arritur deri tek tre pikëshi. Skuadra nga Çairi edhe pse kishte avantazhin deri në minutën e 89-të, një super gol i shënuar nga ana e Filip Petkovskit, i dha barazimin Skopjes, që tashmë edhe përfundimisht largohet nga zona e ftohtë, duke u renditur në pozitën e 8-të.
Me po të njëjtin rezultat 1:1 u mbyll edhe sfida Renova – Vardari në Tetovë, teksa fitore të sigurta regjistruan edhe Rabotniçki dhe Akademia Pandevi. “Romantikët” në arenën “Filipi i Dytë” mundën Pobedën, teksa Akademia Pandevi në Manastir shënoi fitore ndaj Pelisterit.
LPFM, Java 33 |
||
Skopje | 1 : 1 | Shkupi |
Pelisteri | 1 : 3 | A. Pandev |
Rabotniçki | 4 : 2 | Pobeda |
Renova | 1 : 1 | Vardari |
Sileksi | 1 : 3 | Shkëndija |