Shkëndija autsajder në eliminatoret e LK! Mund të luaj me Seltikun skocez

Skuadra e re kampione e Maqedonisë, Shkëndija megjithatë do të ketë rolin e autsajderit në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ekzistonte mundësia që Shkëndija në bazë të koeficientit të UEFA-s (3.500), të ishte ndër skuadrat bartëse, titulli kampion për Zrinskin në Bosnje e Hercegovinë, skuadër kjo që ka koeficient 3.750, ka bërë që skuadra tetovare edhe përfundimisht të jetë në rolin e autsajderit.

Kësisoj skuadra e Kukësit me koeficinetin 4.250 që me shumë gjasa do ti takojë titulli kampion në Shqipëri, pas dënimit të Skënderbeut, do të ketë rolin e bartësit në Ligën e Kampionëve.

Ndër skuadrat bartëse, si kundërshtarë të Shkëndijës në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve Europian mund të jenë Selltiku nga Skocia, Ludogoretsi nga Bullgaria, Astana nga Kazakistani, Bate Borisovi nga Bjellorusia, Karabagu nga Azerbajxhani, Sherif  Tiraspol nga Moldavia, Crvena Zvezda nga Serbia, Malme nga Suedia, Rozenborgu nga Norvegjia, Helsinku nga Finlanda dhe Nju Sints nga Uellsi.

Shorti për xhiron e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve do të hidhet me datë 19 qershor, atëherë kur edhe zyrtarisht do të mësojmë emrin e skuadrës kundërshtare të Shkëndijës.

Leave a Reply