Futbollisti i përfaqësueses zviceriane, Stefan Lishtajner ka bërë të ditur se do të largohet nga Juventusi dhe Serie A në fund të sezonit aktual.
Lishtajner, që është në vitin e fundit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”, ka fituar gjashtë tituj me radhë në Serie A që nga transferimi nga Lacio në vitin 2011 dhe 34 vjeçari është afër të koleksionojë edhe titullin e 7-të kampion në “Serie A”.
“Më kanë mbetur edhe 14 ditë me Juventusin, kam nevojë për një aventurë të re dhe motivim”, – tha ai.
“E ardhmja ime është jashtë Italisë, nuk do të tregoj ku, sepse ende nuk kam nënshkruar”.
Që nga viti 2011, ai ka bërë 258 paraqitje për Juven, duke shënuar edhe 15 gola.