Xhiroja e 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë përballë “Skopjen” dhe Shkupin në stadiumin “Hekurana” në lagjen e Autokomandës. Për të dyja skuadrat pikët janë të vlefshme në këtë duel, me “Skopjen” që është në kërkim të mbijetesës së në elitë,ndërsa Shkupi vazhdon garën për dalje në Evropë.
“Unë mendoj se do të jetë ndeshje interesante. “Skopje” meriton respekt, veçanërisht pas rezultateve që kanë shënuar në pjesën e dytë të sezonit. Por ne na intereson vetëm fitorja, ne na duhet fitorja të jemi të sigurt për mbijetesë njëqind për qind dhe normalisht për Evropë, të mbesim në garë për Evropën. Kështu që ne nuk na intereson një pikë, mendoj që as atyre andaj dhe shkojmë për të fituar”, ka thënë Vujçiç për faqen zyrtare të Shkupit.
Ndeshja “Skopje”-Shkupi luhet të dielën duke nisur nga ora 16:30.